Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi bëri një hyrje ndryshe nga kandidatët e tjerë në hapjen e fushatës së opozitës për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Këlliçi u fut me autobus në stadiumin “Air Albania” me mbishkrimin “autobusë falas” premtimin e tij kryesor me të cilin kërkon të fitojë Bashkinë e Tiranës.
Nga shumica socialiste ky premtim është ironizuar dhe sulmuar por Këlliçi duket se e ka bërë flamurin e fushatës së tij duke i mëshuar dhe e promovuar më së shumti.