Vendosni fjalën kyçe....

Kishte veshur macen si bebe, kapet në flagrancë duke shitur drogë ‘nëna’ e re (Video)


Policia ruse ka kapur një të dyshuar për trafik droge me një bashkëpunëtor të pazakontë.

E dyshuara, një grua në posedim të sasive të mëdha të metamfepramonit, shoqërohej nga një mace e veshur me veshje për fëmijë, duke përfshirë një pelenë dhe një kapele të thurur. Pas kontrollit, u zbulua se gruaja e kishte fshehur drogën në rrobat e maces.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme, gruaja po kryente një shpërndarje narkotike në qytetin e Uraleve, Nizhny Tagil, dhe për të shmangur dyshimin, ajo pozoi si nënë e re duke e nxjerrë fëmijën e saj (me pamje të çuditshme dhe me flokë) për shëtitje.

Ajo u kap në flagrancë, për shkak se foshnja e saj doli të ishte një mace dhe tani rrezikon deri në 15 vjet burg.

Nuk dihet nëse macja do përballet me ndonjë ndëshkim, pasi tani për tani ka kundërshtuar t’u përgjigjet pyetjeve të policisë.