Shtatë persona u plagosën kur një makinë u përplas me një turmë në qytetin francez Bordo.
Ngjarja ndodhur të premten në mbrëmje në rrugën ‘Rue du Professeur Darget’ rreth orës 23:00 me orën lokale.
Radio lokale tha, duke cituar policinë, se shoferi i makinës dhe tre pasagjerët u arrestuan pas incidentit.
Mësohet se drejtuesi i mjetit ka deklaruar se kishte humbur kontrollin. Dy nga të plagosurit u shtruan në spital.