Policia ka shoqëruar administratorin e firmës që po kryen punimet në pallatin nga ku u rrëzua nga lartësia punonjësi A.L 45-vjeç i cili humbi jetën.
Shtetasi A.K administrator i firmës u shoqërua për veprime proceduriale ndërkohë që grupi hetimor verifikon zbatimin e rregullave në punë.
“Rreth orës 08:00, në Shëngjin, në Kune, shtetasi A. L. 45 vjeç, banues në Kallmet, duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme proceduriale administratorin e firmës që po kryen punimet në këtë objekt, shtetasin A. K.
Gjithashtu, grupi hetimor vazhdon veprimet verifikuese hetimore në lidhje me zbatimin e rregullave teknike në punë dhe të dokumentacioneve, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.