Kandidati i PD-së për zgjedhjet e 14 majit Roland Bejko ka ironizuar koalicionin Berisha-Meta duke u bërë thirrje kryeqytetasve që ta votojnë.
Gjatë fjalës së tij në ccelje të fushatës, Bejko tha se PD-ja duhet ruajtur pasi nuk ka të ardhme me një person non grata duke iu referuar Sali Berishës. Kandidati i PD-së tha gjithashtu se Berisha që krenohet për protesta madhështore nuk mbledh më shumë se një grusht njerëzish.
“Në Shkodër kushdo që fiton, Edi Rama, Sali Berisha apo Ilir Meta se kanë krushqinë e re, humbasin demokratët. Ata janë në Tiranë. Ditën zihen, njoftohen revolucione dhe sa u bien aksionet te Edi Rama, mbledhin revolucione me Ilir Metën, fillon dhe Berisha me gjuhë hiperbolike, thotë protesta më e madhe kur ka vetëm 5 veta aty. E bën për ekranet. E kupton ku jemi katandisur. Të gjithë në shërbim të Berishës. Pse na urrejnë ne që nuk kemi asnjë lidhje me komunizmin por vimë nga populli, për të mos thënë nga të përndjekur politikë. E kemi për detyrë ta ruajmë PD-së se e dimë që nuk ka të ardhme me ‘non grata’. S’ka të ardhme pa SHBA e BE.” – tha Bejko në një takim me demokratët e degës 10 në kryeqytet.