Kreu i komanduar i PD-së Alibeaj e kandidati për Tiranën në zgjedhjet e 14 majit Bejko janë takuar sot më qytetarët në Njësinë 9.
Gjatë fjalës së tij Alibeaj tha se sa herë PD-ja ka pasur gjurmët e këqija të së shkuarës korruptive, nuk është votuar nga qytetarët.
Ai theksoi se vetëm duke u distancuar nga e shkuara korruptive demokratët mund të fitojnë dhe faqja e vendit mund të ndryshojë.
“E provuam në 2013, na përzunë shqiptarët, dhe po fus edhe veten. Sa kohë kemi pasur gjurmët e këqija të së shkuarës korruptive, shqiptarët as na besojnë dhe as votojnë. Për këtë arsye ka vetëm një mënyrë sesi mund të ndryshohet faqja e këtij vendi. Vetëm duke qenë të sinqertë me veten dhe duke u distancuar në mënyrë të plotë dhe pa asnjë lëshim nga e shkuara korruptive.” – tha Alibeaj.