Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet doganieri në Portin e Vlorës


Një 46-vjeçar me profesion doganier në Portin e Vlorës është arrestuar nga policia.

Personi me iniciale A.N. banues në Vlorë akuzohet për korrupsion.

Sipas Gjykatës së Posaçme, doganieri ka lejuar futjen e mallrave kontrabandë në këmbim të ryshfetit.

“Nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, u bë ndalimi i shtetasit A. N., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, me vendimin e datës 18 prill të vitit të kaluar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si doganier në portin e Vlorës, në këmbim të ryshfetit, ka lejuar futjen e mallrave kontrabandë.”