Deputeti i PD-së Edi Paloka ka publikuar një video nga çelja e fushatës dje në stadiumin ‘Air Albania’ duke ironizuar ata që sipas tij kanë deklaruar se Berisha ka marrë fund e është braktisur.
Ai shkruan se personat që e thontë këtë bëjnë të njëjtën punë çdo ditë duke u marrë me një person ‘të marrë fund’.
“Me zbavisin shume keta tipat qe deklarojne “me dore” e “me goje” se Berisha “ka marre fund” e “eshte braktisur nga te gjithe “! Kete “pune” bejne gjithe diten , te shtate ditet e javes, merren me nje “te marre fund” !!! E pastaj habiten perse naten kane makthe …! Nderkohe “i braktisuri.” – shkruan Paloka.