Burra të armatosur vranë të shtunën një fëmijë dhe gjashtë të tjerë pasi sulmuan një vendpushim në shtetin qendror meksikan Guanajuato, thanë autoritetet, në një rajon që rrënohet gjithnjë e më shumë nga dhuna e kartelit të drogës.
Pamjet e shpërndara gjerësisht në mediat sociale treguan pasojat e sulmit në një vendpushim të mbushur me palma në qytetin e vogël Cortazar, rreth 65 km në jug të qytetit Guanajuato.
Nuk ishte e qartë se kush ishte prapa të shtënave që vranë shtatë vjeçarin, tre burra dhe tre gra, tha departamenti i sigurisë lokale i Cortazar.
Në vitet e fundit kartelet rivale të drogës kanë zhvilluar beteja brutale për të kontrolluar territorin dhe rrugët e trafikimit përmes shtetit.