Një video e presidentit francez Macron ku shfaqet duke hequr një orë luksoze gjatë një debati televiziv mbi pensionet, është bërë virale në rrjet.
Videoja tregon Emmanuel Macron, duke bërë gjeste me duar gjatë gjithë intervistës që zgjati rreth gjysmë pre, ndërsa mbante një orë të shtrenjtë në kyçin e dorës së majtë, e cila zhduket më pas ndërsa ai vazhdon të flasë.
Shikuesit ishin të shpejtë për të komentuar se pavarësisht trukut, askush nuk ia heq dot titullin si ‘president i të pasurve’ pasi lideri francez përballet me presion të konsiderueshëm për reformën e tij të diskutueshme të pensioneve.
Videoja tregon Macron që mban një orë me fushë blu dhe rrip të zi, e cila është një model BRV 1-92nga kompania franceze Bell&Ross me vlerë prej rreth 2500 eurosh, sipas France Info.
Komentatorët e mediave sociale vunë në dukje se Macron hoqi orën 11 minuta pas intervistës, duke vendosur krahun e majtë nën tavolinë. Kur dora e tij u kthye nga poshtë tavolinës, ora ishte zhdukur.
Elysée u detyrua të shpjegonte se Macron e kishte hequr orën sepse ajo bënte zhurmë duke prekur tavolinën.