Vendosni fjalën kyçe....

Tirana fiton ndaj Egnatias, bardheblutë më afër titullit kampion


Tirana fitoi 2-1 me Egnatian në “Elbasan Arena” për javën e 29-të në Superligën e futbollit.

Dueli ka qenë i luftuar dhe me raste të shumta, teksa kampionët në fuqi të vendit përmbysën ndeshjen me Kristal Abazaj dhe shkëputen në krye të renditjes me pesë pikë më shumë se Partizani ndjekës, i cili humbi më herët ndaj Laçit.

Dueli u hap në minutën e 22 nga Egnatia. Një kundërsulm “vrasës” bëri që Kasa të dërgonte sferën pas krahëve të Bekaj. Në të 37 minutë, Abazaj barazoi ndeshjen dhe i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë ka qenë po me ritëm, teksa ka qenë minuta e 57 kur Abazaj do shënonte dopietë për fitoren e bardhebluve. Fundi i ndeshjes ka qenë me vuajtje për Tiranën, teksa në fund dalin me tri pikë nga Elbasani. Pas javës së 29, Egnatia qëndron në vendin e tretë.