Gjykata ka hequr masën e arrestit me burg nga efektivit të RENEA-s Altin Morina duke e lënë me detyrim paraqitjeje.
Ai u ndalua rreth një muaj më parë, më 14 mars te ‘Komuna e Parisit’ pasi iu kap një shumë prej 113 mijë eurosh në makinë.
Lirimi i Morinës ka ardhur pasi biznesmeni, të cilit efektivi pretendoi se i kishte marrë lekët, e pohoi diçka të tillë duke vërtetuar deklaratën e tij.
Pas ndalimit nga kolegët e tij, Morina tha se lekët ia kishte marrë një biznesmeni gjysmë ore para se të arrestohej.