Shefi i shërbimit të Kirurgjisë në QSUT Prof. Arben Gjata tha hollësi lidhur me ndërhyrjen kirurgjikale të kryeministrit Rama.
Në një deklaratë për mediat ai tha se pas kryerjes së ekzaminimeve u vendos kryerja e operacionit për heqjen e apendicitit.
Gjata theksoi se gjendja e kreut të qeverisë është e mirë dhe se brends 24 orëve pritet që ai të dalë nga spitali e të shkojë në shtëpi.
“Asistuam disa mjekë. Isha unë, profesor Beqiri dhe doctor Rehovica, ishte apendicit. U bënë ekzaminimet imazherike. Operacioni u krye me laparoskopi, është ndërhyrrë rreth orës 2 të mëngjesit. Gjendja postoperatore është stabël, si operacion shkoi mirë, pa temperaturë. Sot besoj do fillojë të ushqehet dhe brenda 24 orëve do largohet në shtëpi. Zakonisht koha e riaftësimit është më e shkurtër me laparoskopi, 2-3 ditë. Nuk ka nevojë për kujdes të shtuar. Është një apendicit, siç kanë hequr me mijëra shqiptarë.” – tha profesor Gjata.