Kandidati i PD në Has, Miftar Dauti ka denoncuar mbrëmjen e kësaj të hëne kundërshtarin e tij Halit Muja se po shpërndan ushqime në këmbim të votave.
Dauti, ka ndaluar furgonin e djalit të rivalit të PS, Halit Muja, i cili është i mbushur me ndihma që do t’u shpërndaheshin familjeve në Has, në këmbim të votave.
Në një lidhje live për Çim Peka Live, Dauti u shpreh se policia ndodhet në vendngjarje, por nuk ndërhyn për të hapur dyert e fugonit.
Dauti u shpreh gjithashtu se kandidati i PS, Muja shkon nëpër shtëpinë e hasjanëve dhe blen vota.
“Po rrinim në qytet dhe fugoni i djalit të kandidatit të PS ishte mbushur me ndihma. E kemi ndaluar fugonin. Kemi njoftuar policinë dhe janë këtu. I kemi kërkuar policisë që ta hapë fugonin, por ende nuk është hapur. Po presim të vijnë edhe mediat. Me këto ndihma kandidati i PS po tenton të blejë votat në Has, po përdor të gjitha mjetet. Shfrytëzon postin edhe duke shkuar nëpër shtëpitë e familjarëve duke blerë vota”-deklaroi Dauti.