Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Nëse fitoj Bashkinë gjëja e parë do ndaloj pagesat për inceneratorin


Kandidati i koalicionit për “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi në një intervistë për emisionin Quo Vadis në Vizion Plus premtoi se do të ndërpresë pagesat për inceneratorin nëse merr mandatin e kreut të Bashkisë Tiranë.

Këlliçi theksoi se paratë e inceneratorit vidhen nga taksat e qytetarëve.

Pas 14 majit me Belind Këlliçin kryetar bashkie, unë do të ftoj mediat, portale, gazetarët, kushdo që është i interesuar të vijë me mua të bëjë një vizitë në landfillin e Sharrës. Iu ftoj të vini me mua dhe të shohim të gjithë procesin e depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve të Tiranës. Nëse me të vërtetë ato që janë të shkruara në kontratë si procese ndodhin, pra selektimi, trajtimi, incenerimi dhe djegia e mbetjeve, pra prodhimi i energjisë elektrike unë jam i detyruar t’i qëndrojë kontratës korrekt dhe të paguaj çdo qindarkë për këtë shërbim.

Nëse vërtetohet ajo që unë kam thënë dhe kam bërë publike edhe në Komisionin Hetimor të inceneratorëve për hetimin e aferës edhe publikisht që nuk ka inceratorë, hapi i parë është ndalimi i pagesave në mënyrë të menjëhershme, sepse janë para që vidhen çdo ditë nga paratë e qytetarëve, nga buxheti i jonë”, deklaroi Këlliçi.