Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi tregon pesë angazhimet kyesore për Tiranën


Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Tiranën në zgjedhjet e 14 majit ka sqaruar sot pesë angazhimet e tij kryesore për kryeqytetin.

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Belind Këlliçi tha se prioritetet e tij si kryebashkiak do jenë transporti publik falas, ulja e taksave e tarifave, zbutja e kostos së jeteës, mbështetja për familjet dhe uji i pijshëm 24 orë.

Sipas tij, transporti publik falas, që prek mbi 200 mijë kryeqytetas është krejtësisht i realizueshëm dhe do bëhet.

“Buxheti i bashkisë së Tiranës është 240 milionë euro, kurse i gjithë transporti publik falas kushton vetëm 16.8 milionë euro. Ka dhënë një impakt shumë të madh, sepse është një premtim që adreson 200 mijë qytetarë në ditë. Sigurisht, është çështja e ujit të pijshëm që na prek të gjithëve, por të flasësh për një premtim që adreson 200 mijë qytetarë në ditë, sigurisht që është çështje shumë e rëndësishme. Për mua është një vlerë e shtuar fakti që të gjithë qytetarët, edhe ata që s’bien dakord, flasin për këtë çështje, po mbi të gjitha unë nuk do të lodhem së shpjeguari, prapë kam marrë mesazhe mbrëmjen e kaluar ky qytetarë të ndryshëm më shkruajnë ‘a është e mundur’ e i them edhe njëherë qytetarëve: Është plotësisht e mundur. Kushton vetëm 6.8% të buxhetit të bashkisë së Tiranës.” – tha Këlliçi.