Vendosni fjalën kyçe....

“Luftë me Berishën jo me Këlliçin”-Veliaj tregon planet për Tiranën dhe ambiciet përtej mandatit të tretë


Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe kandidati për një mandat të tretë, Erion Veliaj në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”, në RTSH planin për mandatin e tretë.

Veliaj foli edhe për kundërshtarët në zgjedhjet e 14 majit si dhe për ambiciet e tij përtej mandatit të tretë.

Planet për Tiranën në mandatin e tretë

Nuk ka një plan me ulje taksash për mandatin e tretë, por ai thotë se të ardhurat do të përdoren për t’i dhënë Tiranës fizionominë e një kryeqyteti modern.

Sot familjarët paguajnë taksa si 10 vite më parë, ndërkohë Tirana është shumë më e mirë se 10 vite më parë. Nuk gënjej dot se të hënën do te jem këtu, kurse dikush tjetër thotë do të heqim taksën e ndërtimit, iku gjysma e bashkisë, pastaj thotë do të heqim dhe 1/3 e taksave të tjera. Iku dhe 1/3 e gjysmës. Pastaj me këto që kanë ngelur çdo gjë falas. Një mënyrë për ta “ngordhur” bashkinë është të bësh premtime që nuk i mban dot”-tha Veliaj.

Në mandatin e tretë dhe të fundit, nëse fiton si kryetar bashkie, Erion Veliaj ka në plan përfundimin e disa veprave madhore.

Mandati i tretë është mandati ku ne përfundojmë unazën, por duhet të mbajë përgjegjësi edhe kush na vonoi tre vjet te Astiri. Ne përfundojmë tek 5 Maji, të gjithë atë lagje të Tiranës policentrike, por duhet të mbajë përgjegjësi edhe kush bllokoi rrugën. Do të mbarojmë Kombinatin, prapë me një ndukje veshi për ata që e zgjat me gjyqe, të nxitur politikisht. Tirana e të ardhmes nuk mund të jetë me muhabetet e viteve 90. Nuk do të bëjmë tekstile, këpucë dhe call center, por do të bëjmë më shumë kodim. Ndaj Piramida është e rëndësishme.”- tha Erion Veliaj.

Gjatë intervistës me gazetaren Elona Meço, ai rrëzoi tezat se Bashkia ka krijuar varësi nga taksa në ndërtim, e cila zë aktualisht mbi 30% të të ardhurave vjetore të bashkisë.

Pasi të mbarojë nevoja për ndërtim do të paguhet taksa e pronës dhe do të kthehet ajo në burimin kryesor të të ardhurave.”- u shpreh Veliaj.

Gara me Berishën jo me Këlliçin

Erion Veliaj  është i vendosur të mos dalë në një debat me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të Belind Këlliçi, pasi është në garë me Sali Berishën.

Te dera e bashkisë ka ardhur Sali Berisha. Pra këtu po kandidon Sali Berisha. Nuk më intereson kush është kukulla e tij e radhës. Këtu vendos Sali Berisha me Ilir Metën.  E kam garë me të, sepse dua t’i provoj këtij qyteti se vetëm duke punuar ne ecim përpara. Kjo është një sfidë e hapur mes Sali Berishës dhe qytetit të Tiranës. Mjafton të shohësh si u soll me selinë, kur e drejtonte Lul Basha.”- tha Veliaj.

Me këtë argument, Veliaj iu përgjigj dhe pyetjes se përse nuk përdor të njëjtën gjuhë sulmi ndaj Enkelejd Alibeajt apo Roland Bejkos, si kandidati tjetër i opozitës.

Nuk kam problem me kukllat. Merrem me pupett masters, më interesojnë kush janë ata që lëvizin fijet. Sot beteja është komplet e ndryshme. Një mentalitet i Saliut dhe  i Ilirit që thonë “hallin tonë e paçi të gjithë” dhe mentaliteti ynë që është “hallet t’i kthejmë në zgjidhje”.. Njëri do që të shpëtojë nga non brata, tjetri do që të shpëtojë nga ligji i fuksave.  Është bashkuar një komunist me një fuks dhe thonë hallet tona u bëfshin halle të të gjithëve. Nuk kam merak të merrem me asnjë pjellë të PD.  Janë pjella të një partie që i ka bërë shumë dëme këtij vendi dhe në finale, dëmin më të madh ia bëri vetes së vet. Gjyshet tona thoshin “kokat ngrënshin”.- tha Erion Veliaj.

Përtej mandatit të tretë

Nëse Erion Veliaj fiton zgjedhjet, mandati i tretë i tij në krye të Bashkisë së Tiranës do të jetë i fundit.

Veliaj pohoi se nuk i duhet më shumë kohë për të ndërtuar një Tiranë moderne dhe as nuk do të kërkojë një ndryshim ligjor për të hequr kufizimin ligjor të 3 mandateve.

Tani nuk është koha për një përgjigje finale dhe, ndryshe nga Rama apo Basha, ai thotë se nuk e sheh bashkinë si një trampolinë drejt kryesimit të PS.

Dhe megjithëse mohon të ketë një ambicie tani për të ardhmen në PS, objektivi elektoral që ka në këto zgjedhje është një tregues jo i vogël: mbi 180 mijë vota, aq vota ose më shumë sesa PS mori në 2021.

“Qëllimi ynë është fitojmë 5 bashkitë e qarkut Tiranë. Besoj se ky qark ditët më të mira po i kalon tani në çdo cep të qarkut. ? Gjithmonë ti do më shumë dhe ambicia është patjetër më shumë.  Fakti që sondazhet na tregojnë se jemi brenda këtyre pritshmërie dhe objektivave besoj se është gjë e mirë. Ne do të luftojmë për çdo votë sikur të jetë vota e fundit. Imagjino në këtë bashki me kaq shumë njerëz u ndamë për 10 vota. Do të thotë që garat mund të jenë gjithmonë të vështira dhe nuk duhen nënvlerësuar.

Nuk e kam ambicien për të drejtuar partinë. Amerikanët thonë se kur të vij tek ajo urë, do ta kaloj, por tani nuk jemi në këtë fazë. Jemi në një situatë ku e vetmja gjë që jam duke menduar është që në 4 vitet e ardhshme tek Bulevardi i Ri të çojmë Gjykatën e Lartë. Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Tiranës, Muzeun e Artit Modern, që Tiran mezi e pret. Sapo mbaroi gara për një tjetër Pallat Koncertesh dhe Konventash.

Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme që në këtë mandat të tretë të mbyllim të gjitha projektet madhore të Tiranës, të mbarojë Teatri, të mbarojë Unaza, të hapet Piramida. Ky duhet të jetë qyteti i punëve dixhitale, i punëve që paguhen 3-4 mijë euro në muaj dhe që ti punon për një klient jashtë pa lëvizur nga Tirana, duke shijuar dolce vitën. E kishe menduar ndonjëherë Tiranën që do të ishte kryeqyteti europian i diçkaje. Tani po bëhet si rutinë, kryeqyteti europian i rinisë, i sportit.

Unë besoj se kush e ka një vizion të qartë mund ta realizojë në 10-12 vite. Historia me 3 mandateve është optimale, sepse të jep dhe ty si kryetar sensin e urgjencës. Mandatin e parë e trajtova si mandat për të nxjerrë Tiranën nga emergjenca, bashkinë nga falimentimi, ujësjellësin nga falimentimi, çështjen e pastrimit. Njerezit mund të thonë çfarë të duan për incineratorët. A është më e pastër sot? A është në çmim 1/3-a më e ulët? E ka bashkia që e çon tek trau aty dhe Tiranën e bën xixë? Është më ajo reja veshtullore me kancer? Kaq! Kush ka bërë gabime në këtë proces, të mbajë përgjegjësi. Kufizimi i mandateve është një mënyrë per t’i thënë kryetarit të bashksië “jepi krahëve”-tha Veliaj.