Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Qeveria nuk interesohet për Gramshin, i hedhin kandidatët me parashutë


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mori pjesë ditën e sotme në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit në bashkinë Gramsh.

Meta deklaroi se qytetarët nuk mund të vijojnë duke votuar “arrogancën e atyre që kanë plaçkitur qytetin”, ndërsa shtoi se projekti i “rilindjes” është shpopullimi i Shqipërisë.

Sipas tij qeveria nuk interesohet për Gramshin, pasi “kandidatët i hedhin me parashutë”, ndërsa vijoi duke thënë se rilindja nuk ka kandidatë përballë atyre të koalicionit opozitar.

Shpesh mendoj si ikën 4 vjet me një pushtet monist ilegjitim. Pa një këshilltar të opozitës anë e mbanë Shqipërisë. Një kohë e humbur, një shkatërrim për bashkitë tona kudo, një zgjedhë e pa merituar për qytetarët tanë në të gjithë Shqipërinë. Ju e dini shumë mirë sesi është keqqeverisur Gramshi në këto 4 vite. Por unë e di shumë mirë sesi është keqqeverisur Tirana në këto 4 vite. Asnjë nuk e di në Tiranë se kush ka qenë kryetari apo kryetarja e Këshillit të Bashkisë në 4 vjet, as ju nuk e dini. Sepse kurrë nuk është bërë një mbledhje e këshillit bashkiak sicc bëheshin përpara 4 vitesh sicc bëheshin gjithmonë. Me debate, me alternativa, me propozime, me amendamente për buxhetet, për taksat vendore, jo asnjëherë.

Mbi 1 miliard euro taksa të qytetarëve të Tiranës janë shpërdoruar në errësirë të plotë. Dhe kur kjo ka ndodhur në Tiranë, ju e dini shumë mirë, ccfarë ka ndodhur në Gramsh, ccfarë ka ndodhur në të gjithë Shqipërinë. Ndaj koalicioni jonë ‘Bashkë Fitojmë’, rikthen kontrollin tuaj mbi bashkitë dhe mbi këshillat bashkiakë. Ndaj koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ është i vendosur për të garantuar një transparencë absolute në raport me ju në Bashkinë e Gramshit e kudo me të gjithë qytetarët e Shqipërisë anë e mbanë vendit”-tha Meta.