Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon takimi me përfaqësuesen e ODIHR, Berisha: PD e vendosur për të çuar përpara procesin elektoral


Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover, pas takimit me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, iu drejtua selisë blu për të takuar ish kryeministrin Sali Berishën.

Sapo ka përfunduar takimi mes tyre, Berisha në një komunikim për mediat tha se ky ishte një takim informues për zgjedhjet lokale të 14 majit.

PD e vendosur për të çuar përpara procesin elektoral. Mendoj se zonja Glover ishte në një takim për tu informuar mbi pikëpamjet, faktet dhe zhvillimet sipas PD, të këtyre zgjedhjeve në Shqipëri. Ne paraqitëm të gjithë problematikët”, tha ish-kryeministri.

Takimi nisi që prej orës 13:00. Ndërkohë po sot Glover takoi dhe kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Kujtojmë se më herët në një deklaratë për mediat, Glover bëri me dije se ndërkombëtarët janë përqendruar tek zgjedhjet lokale të 14 majit.