Kryeministri Edi Rama është nënshtruar një operacioni për heqjen e apendicitit në mesnatë.
Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit, kreu i qeverisë u diagnostikua me apendisit akut pas kryerjes së disa kontrolleve imazherike në QSUT.
Në njoftim thuhet se pas rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendecitit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Operacioni është kryer nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.
Sipas zyrës së shtypit, ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kryeministrit Rama paraqitet e mirë.