Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Transporti falas është rrena e rradhës, pse nuk e kanë bërë në Shkodër që e kanë në dorë


Kryetari i  Bashkisë Tiranë Erion Veliaj tha për emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv se premtimi i Belind Këlliçit për të bërë transport falas në Tiranë është absurde dhe një rrenë e re.

Veliaj ngriti pyetjen se përse nuk e kanë bërë transportin falas në Shkodrën që e kanë në dorë.

“Tani këta e kanë në dorë Shkodrën. Pse nuk e kanë bërë falas transportin në Shkodër. Kanë dy programe: një për ata që tashmë i kanë rrejt si në shkollë dhe një për ata që duan me i rrejt”, tha Veliaj.

Më tej, Veliaj e quajti, Belind Këlliçin si kukulla e radhës ndërsa mjeshtrin cilëson Sali Berishën që i shkoi në derë të shtëpisë duke folur me gjuhë hakmarrje se do i marrë bashkinë e Tiranës.

“Kjo është garë mes të vjetrës dhe të resë. Kemi disa njerëz që janë duke folur për shkollën, rrugën konkrete. Rakipi në Kamëz po flet për projektin e liqenit të Paskuqanit. Mënyra si është bërë pedonalja e Golemit dhe rezervimet deri në tetor janë konkrete. Nëse filozofia jonë është hallet e njerëzve, t’i japim zgjidhje. Një parti që shpenzon ose grupim që shpenzon 100 mijë euro në një stadium bosh është shkelje e rëndë e etikës. Nuk është pa para një parti që shpenzon aq shumë. Ende nuk dihet burimi. Ne nuk e dimë me kë po kandidojmë. E kam makinën por pa targë. Kjo forcë politike ka provuar që vret njerëz në bulevard. Ne kemi një kundërshtar që quhet Ilir Meta e hallin më të madh e ka dosjen e Sigurimit të Shtetit. Përderisa nuk vënë emrin, e ka këtë hall. Saliu nuk e vë dot se është non grata. Nuk ka rëndësi kush është kukulla e radhës, por mjeshtri. Mua në derë të bashkisë me megafon më erdhi Sali Berisha. Sfidën në derën e shtëpisë me kodet e hakmarrjes e bëri ai duke thënë ‘këtë do ta marr unë”, tha Veliaj.