Kandidatja për Bashkinë e Tiranës Lajla Pernaska zhvilloi në Kalanë e Tiranës një takim me banorë, ku shpalosi programin elektoral, duke theksuar 3 shtyllat kryesore të tij.
Në fjalën e saj, Përnaska theksoi se në parim të programit të saj është mirë menaxhimi i qytetit, bashkëqeverisja me qytetarët dhe krijimin e aksesit për qytetarët lidhur me transparencën e fondeve.
1. Tirana, SHTËPIA jonë.
Një parim administrimi, mirë-menaxhimi për qytetin, ashtu siç qytetarët mirë-administrojmë dhe kujdesen për shtëpitë e tyre.
.2.BASHKËQEVERISJE me qytetarët.
Për një përfshirje sa më të gjerë të qytetarëve, në projektet e zhvillimit për qytetin.
3.TRANSPARENCA 24/7 për 365 ditë.
Krijimi i aksesit të vazhdueshëm për qytetarët, lidhur me përdorimin e fondeve, që vijnë nga taksat tona, se ku dhe si përdoren këto fonde. Si edhe rritja e efiçencës së punës në Bashkinë e Tiranës, nëpërmjet monitorimit e vlerësimit të punës së punonjësve dhe garës së hapur për çdo pozicion, në bazë të profesionalizmit dhe jo militantizmit partiak.’- tha Përnaska.