Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: Ramën e mbajnë në pushtet Berisha me Metën


“Ramën e mban në pushtet Berisha me Metën” – Deklaroi Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në fjalimin e çeljes së fushatës.

Sipas Alibeajt sistemi politik që drejtohet nga Rama ka element themelor Berishën dhe Metën.

Më tej Alibeaj theksoi se Berisha gjatë këtyre muajve ka qenë kundër PD-së për hallin e tij personal dhe familjar si dhe për shpalljen non-grata nga SHBA-ja si minues i demokracisë.

“Ky sistem pra, sistemi politik i drejtuar nga Rama, ka element përbërës themelor të tij, Berishën dhe Metën. Sistemi politik që ka patur si elemente bazë të tij në vendimmarrjen politike biznesin klientelist dhe krimin e organizuar nuk mund të bëjë pa Berishën dhe Metën. Berisha dhe Meta janë shpëtimi i vetëm i këtij sistemi të kalbur sepse nuk janë alternativë për shkak të izolimit perëndimor dhe pamundësisë për të fituar.  Dhe ne duhet ta themi sot fort.

Edi Ramën e mbajnë në pushtet Sali Berisha dhe Ilir Meta. Nuk mund të vazhdojë gjysma e sistemit pa gjysmën tjetër. Kjo është e qartë! Kanë nevojë për njëri tjetrin. Në shtëpinë tonë të demokratëve, prej më shumë se një viti e gjysmë vazhdon një luftë, një përçarje me protagonist Sali Berishën. Halli personal dhe familjar i tij, shpallja non-grata nga SHBA-të si minues i demokracisë dhe inkurajues i korrupsionit madhor, janë në thelb dhe e vërteta e gjithçkaje që ai ka kryer kundër Partisë Demokratike gjatë këtyre muajve pa ndalim, qëkurse ish- Kryetari i Partisë Demokratike ia pezulloi praninë në Grupin Parlamentar deri sa të zgjidhej statusi i tij non-grata”-tha Alibeaj.