Vendosni fjalën kyçe....

Bejko: Këlliçi u vu në dispozicion të politikës antiamerikane, fotokopje e Veliajt


Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko në hapjen e fushatës tha se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi është vënë në dispozicion të politikës antiamerikane.

Duke e quajtur si kandidat i LSI, Bejko tha se Këlliçi dhe Veliaj janë fotokopje të njëri-tjetrit.

“E keni dëgjuar ju ndonjëherë Belind Këllicin të denoncojë ndonjë oligark apo ndonjë kullë?!! Si ka mundësi se bënë ndonjëherë? Është shumë e thjeshtë . Shefat e tij, Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk ja lejojnë, sepse i kanë të lidhura interesat me oligarkët e Tiranës dhe Shqipërisë. Belind Këllici, me keqardhje e them, është vënë në dispozicion të politikës antiamerikane në Shqipëri. Po përdoret si levë e politikës së vjetër Meta -Berisha. duke përfaqësuar politikën e vjetër 33-vjeçare në Shqipëri . Prandaj, si Belo si Lali janë fotokopje e njeri tjetrit. Nuk ka asnjë dallim midis tyre në qëllimet që kanë për këto zgjedhje. Trinomi Berisha-Meta-Rama janë bashkë dhe kjo ska asnjë pikë dyshimi.  Nuk mund të ketë jetë politike gjysma e sistemit pa gjysmën tjetër! Dhe interesat lidhen pikërisht te ndërtimet e Tiranës  të  Erion Veliajt. Shikoni se çfarë po u bëjnë pronarëve të tokave në Tiranë. Po ja u zhvatin. Në disa raste kemi shpronësime me dhunë. Në disa raste shpronësime jashtë çmimeve të tregut. Vetëm e vetëm që oligarkia politike të qerasë oligarkinë ekonomike që i mban këta në pushtet. E megjithatë, megjithëse kemi përballë kastën e vjetër politike  shqiptare dhe interesat e tyre financiare, ne jemi besimplotë në betejën tonë se do t’ia dalim. Sepse do të kërkojmë votën e demokratëve, votën e njerëzve të lirë, votën e atyre që nuk e durojnë dot këtë kastë politike sepse i ka marrë frymën për 33 vite , sepse mbi 70 përqind e qytetarëve shqiptare janë kundra trinomit Rama-Berisha-Meta dhe do të jenë kundra edhe dy çirakëve të tyre Këlliçi dhe Veliaj”, tha Bejko.