Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet për vjedhjen e 6 banesave, pranga 25-vjeçarit në Tiranë


Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet për gjashtë vjedhje të kryera në banesa të ndryshme të kryeqytetit gjatë dy javëve të fundit.

I riu me iniciale V.M. banues në Shkozë është kapur pas një hetimi të kryer nga policia e Komisariatit 1.

Njoftimi

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për zbardhjen e vjedhjeve të kryera më parë dhe për vënien e autorëve të tyre përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Disturb”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi V. M., 25 vjeç, banues në Shkozë.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, ka rezultuar se 25-vjeçari është autor i dyshuar i 6 vjedhjeve në banesa dhe në automjete, të kryera në zona të ndryshme të kryeqytetit, gjatë 2 muajve të fundit. Shtetasi V. M. dyshohet se:

– Më datë 21.03.2023, në Shkozë, ka vjedhur vegla pune në banesën e shtetases Z. H.;

– Në datat 10, 11 dhe 12 prill, 2023, në lagjen “Ali Demi” dhe në rrugën “Shyqyri Ishmi”, ka vjedhur aksesorë të ndryshëm, në disa automjete;

– Më datë 13.04.2023, në Shkozë, ka vjedhur vegla pune në banesën e shtetasit H. B.;

– Me datë 17.04.2023, në Shkozë, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit S. H.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”