Vendosni fjalën kyçe....

Evi Kokalarin e kap inati me Çim Pekën: Kur përmend Ahmetajn mos harro dhe Ilir Metën me Irfanin


Aktivisten konservatore Evi Kokalari e ka kapur inati me drejtuesin e televizionit Syri TV, Çim Peka.

Çim Peka në një foto-montazh shfaqte nga njëra anë ish-ministrat Tahiri e Koka së bashku me deputetin Bllako prapa hekurave dhe nga ana tjetër Veliajn, Ahmetajn dhe Engjëll Agaçin.

Kokalari duke shpërndarë postimin e Pekës i kërkon atij që mos e përmendë vetëm Ahmetajn por t’i bashkëngjisë edhe Ilir Metën dhe Irfan Hysenbelliun.

Sipas Kokalarit Ahmetaj është bashkë me Metën dhe në grup me Irfanin.

O Hasi, ky Ahmetaj sikur ka qenë partner me Metën? Dhe Irfani me këtë grup është prandaj hëngri tritolin.

Mos bëni opozitarizëm koti tashti.

O vër foton e Metës bashkë me Ahmetajn, o mos na çani më kokën me “luftën” tuaj kundër korrupsionit, se më duket se korrupsionit po i shërbeni dhe ju”-shkruan Kokalari.