Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka hapur sot në Tiranë fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit.
‘Frymëmarrje për Shqipërinë’ është slogani i PD-së, ndërsa sot do të prezantohet edhe kandidati për Tiranën, Roland Bejko.
Hapja e fushatës po mbahet në Pallatin e Sportit, Fahrie Hoti.
Fjalë do të mbajnë 9 persona, mes tyre edhe kryetari komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Të pranishëm në takim janë edhe deputetët demokratë që kanë mbështetur kandidimin e Bejkos, si Oriola Pampuri, Kreshnik Çollaku, po ashtu edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Vihet re mungesa e deputetes Jorida Tabaku.
Kjo force ka shpallur edhe ofertën politike për të drejtuar Tiranën.
1. Arsimi para universitar dhe universitar: Krijimi i infrastrukturës për të pritur në Tiranë deri në 250 mijë studentë deri në 2030.
2. Arsimi parashkollor: Kopshte dhe çerdhe funksionale, sipas parimit jo më tepër se 15 min larg
3. Arti. Zero taksë bashkiake për organizatat artistike dhe individët e pavarur që organizojnë aktivitete kulturore në Tiranë.
4. Bujqësia. Ç’ monopolizim i tregut ushqimor. Hapja e 5 tregjeve në pikat hyrëse të Tiranës dhe promovim i ushqimit të ‘Kilometrit 0’.
5. Ekonomia. Tre zona të lira ekonomie në zonën e Krrabës, Arbanës dhe Ndroqit, për fuqizimin e ekonomisë së Tiranës. Inicim, ligj i ri për Tiranën.
6. Kujtesa: Shpallja muze e burgut 313, vend i vuajtjes së vuajtjet të dënimit. Vila 31 e Enver Hoxhës do të shpallet qendër edukimi dhe informimi për kujtesën.
7. Mjedisi. Afrimi i normave evropiane mjedisore mbi ndotjen e ajrit dhe ujit deri në fund të mandatit.
8. Strehimi. Mundësi strehimi për të gjithë. Luftë çmimeve të larta të banesave. Ulje e taksës lokale nga 12% në 5% ndaj ndërtuesit. Transparencë për ndërtimet në Tiranë.
9. Shëndetësia. Kujdesi shëndetësor jo më larg se 15 minuta nga banesa e qytetarit. Rikonceptim shërbimit spitalor.
10. Taksa për të gjithë por të ulëta. Përgjysmim me 50% të taksave aktuale. Eliminim i gjysmës së tarifave dhe ulje të informalitetit.
11. Turizmi. Turizëm gjatë gjithë vitit dhe i shumëllojshëm. Pesë vite zero taksë për sipërmarrjet turistike, bujtinave, start up, etj.
12. Transporti. e-Transport. Biletë unike elektronike, pra s’ka radhë. Formatimi i stacioneve të kronometruara.. 5 parkime të mëdha publike në hyrje të Tiranës, mbi dhe nën tokësore.
13. Territori. Do të bëhet zonim i Tiranës, zona rekreative, industriale, shërbime spitalore dhe sportive. Përqendrimi i kullave me infrastrukturë të përshtatshme në bulevardin e ri.
14. Sporti. Krijim i abonesë bashkiake për sportin. Subvencionim dhe abonime për aktivitetet sportive, e mundur për të gjithë qytetarët.
15.Trashëgimia: Shpallja monument kulture i katër zonave, zona e trashëgimisë otomane, e paraluftës, e komunizmit dhe shpallja muze e ansamblit arkitekturor qendra