Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka bërë një ankimim ditën e sotme në KAS, pasi kërkojnë që në fletën e votimit të mos jetë as logoja e partive përbri emrit të kandidatëve.
Përfaqësuesit e koalicionit të Berishës dhe Metës sjellim 3 arsye për këtë kërkesë.
“Së pari jemi përpara zgjedhjeve të pushtetit vendor, ku qytetarët shqiptar do të zgjedhin kryetarin e tyre të bashkisë respective dhe jo kryetarin e ndonjë partie politike. Së dyti, nuk jemi përpara zgjedhjeve të përgjithshme ku kandidatët identifikohen kryesisht me partinë apo koalicionin që i ka propozuar me listë shumë emërore. Së treti, praktika e KQZ për zgjedhjet e kaluara për fletën e votimit për kandidatët për kryetar Bashkie ka qenë e tillë që nuk ka pasur logo partie apo koalicioni”, thuhet në dokument.
Sipas tyre, kryekomisioneri nuk e ka marrë parasysh këtë propozim, për pasojë kanë vendosur që t’i drejtohen KAS