Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi padit në gjykatë Shoqërinë “Top Channel”: Kërkoj 400 mijë euro dëmshpërblim


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka ndauar sot në Gjykatën e Tiranës, për të ngritur një padi ndaj shoqërisë Top Channel, e cila sipas Kryemadhit në mënyrë të vazhduar ka ushtruar intimidim dhe mashtrim ndaj figurës së saj, si person publik, politikane dhe individ.

“Dua të ngre sot një proçes komplet tjetër, jo vetëm për të sensibilizuar veten time në rradhë të parë, por për të treguar se shoqëria shqiptare ka nevojë të ndryshojë mentalitetin për të mos qënë më, pre e presioneve, intimidimeve apo e shantazheve, të shoqërive të caktuara të cilat kanë për detyrë të informojnë qytetarin dhe opinionin publik, jo ta dezinformojnë, jo ta pasurojnë me dokum,enta fiktive fallso të manipuluara, por për të dhënë një mesazh të duhur për të cilën ka nevojë sot shoqëria shqiptare”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi vazhdon se nëpërmjet kësaj padie do që të rikthejë edhe besimin tek drejtësia, sepse ka ardhur momenti që çdo gjë të shkojë sipas asaj procedure që është nevoja.

Duke i konsideruar lajme të rreme me qëllim shantazhin politike dokumentet e publikuar nga ‘Top Channel’ në të cilat pretendohet për financime nga oligarkë rusë, Kryemadhi tha se e ka paditur televizionin në fjalë dhe kërkon 400 mijë euro dëmshpërblim. Sipas tij janë publikuar dokumente të falsifikuara me qëllim mashtrimin e opinionit publik.

“Do të denoncoj Top Channel pas ka publikuar dokumente të falsifikuar, edhe duke bërë shantazh dhe duke mashtruar opinion publik.  Kam kërkuar edhe një dëmshpërblim financiar dhe këtë shumë do të shkojnë për të rinjtë dhe të reja.  Kam kërkuar 400 mijë euro por kjo shumë mund të shtohet nëqse shoqërua do vazhdojë të të shpifë ndaj personit tim”, tha Kryemadhi për mediat para Gjykatës Civile në Tiranë.