Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Lajm do jetë fitorja në Njësinë 5 sepse fitorja në Tiranë është e padiskutuar


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me shtabin e Njësisë Nr.5 deklaroi tha se lajmi i 14 majit do jetë fitorja e koalicionit në këtë njësi.

Meta e konsideron të padiskutueshme fitoren e Bashkisë Tiranë.

I lumtur të ndaja sot besimin tim me shtabin e Partisë së Lirisë në Njësinë Nr. 5, se më 14 Maj, lajm do të jetë Fitorja e Njësisë Nr. 5, sepse Fitorja e Tiranës është e padiskutuar për Belind Këlliçin dhe Koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Tirana e paduruar të ndëshkojë me votë mashtruesit dhe abuzuesit e G 99.

Më 15 Maj, Bashkia u kthehet qytetarëve dhe korrupsioni absolut i këtyre 4 viteve zëvendësohet me Transparencë dhe Llogaridhënie absolute”-shkruan Meta.