Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Jashtëm saudit Princi Faisal bin Farhan shkon në Siri për vizitën e parë që nga lufta


Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan do të mbërrijë në Damask të martën pasdite në vizitën e parë të një diplomati të lartë saudit që nga fillimi i luftës civile në Siri, tha ministria e informacionit e Sirisë, sipas Firstpost.

“Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan po mbërrin sot në aeroportin ndërkombëtar të Damaskut për një vizitë zyrtare në Siri”, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar, “Ministri saudit do të mbërrinte pasdite”.

Bashkëpunimi arab me presidentin sirian Bashar al-Assad, i cili ka qenë i izoluar politikisht në zonë që nga fillimi i luftës, është rritur muajt e fundit.