Vendosni fjalën kyçe....

Numri i revistës Playboy  ku u shfaq ministrja franceze arrin shitje rekord


 

Numri i fundit i edicionit francez të revistës Playboy, që përmban ministren e qeverisë, Marlene Schiappa në kopertinën e tij, shiti numrin fillestar prej 100,000 kopjesh vetëm disa orë pasi doli në stendat e gazetave të hënën, tha botuesi i tij Jean-Christophe Florentin për mediat.

Revista zakonisht shet vetëm 30,000 numra në muaj, tha Florentin për FranceInfo.

Interesi për këtë çështje të veçantë erdhi pas një interviste që ministrja i dha revistës në lidhje me të drejtat e grave dhe personat LGBTQ. Popullariteti i saj konsiderohet gjithashtu si një kundërvënie publike ndaj reagimit të kryeministres Elisabeth Borne, e cila kritikoi ashpër ministren.

Borne e telefonoi personalisht Schiappa-n për të thënë se paraqitja e saj në Playboy ‘nuk ishte aspak e përshtatshme, aq më tepër në periudhën aktuale’, sipas një raporti në Le Parisien në fillim të këtij muaji. Borne i referohej trazirave të vazhdueshme në Francë për shkak të planeve jopopullore të reformës së pensioneve të imponuara nga qeveria, të cilat kanë çuar në protesta prej muajsh.

Megjithatë, Schiappa mbrojti veten në mediat sociale: “E drejta e grave për të pasur kontrollin e trupit të tyre, është kudo dhe gjatë gjithë kohës. Në Francë, gratë janë të lira – me gjithë respektin e duhur për keqbërësit dhe hipokritët.”

40-vjeçarja është e veshur plotësisht në foto. Në karrierën e saj politike, ajo ka nxitur legjislacionin kundër ngacmimit seksual në parlamentin e vendit të BE-së.

Në vitin 2017, ajo u bë Sekretarja e parë e Shtetit për Barazinë Gjinore në vend. Gjatë kësaj periudhe në detyrë, ajo ishte e spikatur në thirrjen për një hetim mbi krimet e të dënuarit për keqbërje seksuale Jeffrey Epstein.

Në vitin 2019, Schiappa propozoi gjithashtu që shtetasit e huaj të dënuar për krime seksuale në Francë të deportoheshin. Në vitin 2020 u emërua Ministre Delegate për Shtetësinë.