Vendosni fjalën kyçe....

Abakarov sot në finale, mundësi çeçen që përfaqëson Shqipërinë synon titullin europian


Mundësi çeçen Zelimkan Abakarov, i cili është ndeshur edhe më parë nën flamurin e Shqipërisë duke u shpallur kampion Bote dhe Ballkani vitin e shkuar, ka siguruar edhe një medalje në Europianin e mundjes që po zhvillohet në Zagreb, vetëm se ngjyra e saj, e argjendtë apo e artë mbetet për t’u zbuluar pas finales së sotme në orën 18:00.

Në raundin e parë, Abakarov ka fituar me superioritet në rezultat, 11-0 ndaj gjermanit Niklas Steshele.

Ndërkohë në stilin e lirë, në peshën 125 kilogram, Paris Karepi është eleminuar që në raundin e parë. Kanë mbetur ende në lojë për Shqipërinë, në stilin greko-romak, Bajram Sina në peshën 60 kilogram dhe Kevin Kupi në peshën 77 kilogram. Po kështu në mundjen e femrave, Albina Drazhi në peshën 68 kilogram.