Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 3 persona në Pogradec, pasi ushtronin veprimtarinë e prostitucionit në një lokal


Tre persona kanë rënë në pranga nga policia e Pogradecit, pas evidentimit të veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e prostitucionit.

Mes të arrestuarve është edhe pronarja e lokalit ku ushtrohej prostitucion.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se në pranga ka rënë Dhoksa Dhimitri, Ardiana Cake 48-vjeç dhe E.Z., 35 vjeç

Njoftimi:

Tre persona janë arrestuar pasi u kapën duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.  Në pranga ka rënë  Ardiana Cake, 48 vjeçe, banuese në fshatin Rëmenj,  Dhoksa Dhimitri, banuese në Pogradec dhe E. Z., 35 vjeç, banues në fshatin Alarup, Pogradec.

Në lokalin në pronësi Dhimitrit, Cake dhe 35-vjeçari u kapën duke ushtruar këtë veprimtari të kundërligjshme. Rasti u zbulua pas 2 muajsh hetime.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.