Vendosni fjalën kyçe....

Blair e dinte se bombardimi i Irakut ishte i paligjshëm – Media


Ish-kryeministri britanik Tony Blair urdhëroi bombardimin e Irakut në vitin 1998, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura se një veprim i tillë ishte i paligjshëm, sipas dokumenteve të publikuara. Blair do ndiqte të njëjtin model – duke këmbëngulur se veprimi i paligjshëm ushtarak ishte i ligjshëm – kur Britania e Madhe pushtoi Irakun në 2003.

SHBA dhe Britania e Madhe nisën një fushatë katërditore bombardimi kundër Irakut në dhjetor 1998, pasi presidenti i atëhershëm i SHBA Bill Clinton akuzoi Sadam Huseinin për shkelje të angazhimeve ndaj OKB-së dhe për zhvillimin e armëve të shkatërrimit në masë. Rreth 1,400 ushtarë irakianë u vranë në sulmet në rreth 100 objekte ushtarake.

Në prag të bombardimeve, Blair-it iu tha vazhdimisht nga këshilltarët e tij se përdorimi i forcës kundër Irakut do të ishte i paligjshëm pa një rezolutë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, sipas dokumenteve nga Arkivi Kombëtar i cituar nga Declassified UK, një medium hetimor që pëqendrohet në agjencitë ushtarake dhe të inteligjencës të Britanisë.

Prokurori i Përgjithshëm John Morris thuhet se i tha Blair-it në nëntor 1997 se marrja e një deklarate nga Këshilli i Sigurimit do ishte ‘një parakusht thelbësor’ për veprimet ushtarake, ndërsa sekretari privat i Blair, John Holmes, i tha kryeministrit se oficerët britanikë të ligjit dhe sekretari i jashtëm Robin Cook kishin pohuar se kishte një ‘problem serioz në lidhje me përdorimin e forcës nëse Këshilli i Sigurimit nuk deklaron se Iraku është në shkelje të rezolutave të mëparshme’.

Kur oficerët e ligjit kundërshtuan të autorizonin ushtrinë për të hartuar plane për sulmin, Blair thuhet se i shkroi Holmes-it, duke deklaruar se argumenti i tyre ishte ‘jo bindës’.

Bler vazhdimisht merrte paralajmërime gjatë gjithë vitit 1998, pretendonte raporti, me sekretarin privat të Cook që i shkruante Holmes në shkurt për të paralajmëruar se ‘pasojat negative për mbështetjen ndërkombëtare nëse i drejtohemi veprimeve ushtarake pa një rezolutë të re do të ishin serioze’.

Kur Blair njoftoi aksionin ushtarak në Parlament në nëntor, ai deklaroi: “Nuk kam asnjë dyshim se ne kemi autoritetin e duhur ligjor, siç përmbahet në dokumentet e njëpasnjëshme të rezolutës së Këshillit të Sigurimit”. Zyrtarët britanikë pohuan se një rezolutë e vitit 1990 që autorizonte anëtarët e OKB-së për të detyruar ushtrinë e Huseinit të largohej nga Kuvajti, u dha atyre leje të ndërhynin përsëri në Irak, një argument që vetëm SHBA, Japonia dhe Portugalia e mbështetën.

Sipas dokumenteve, Blair e shihte bombardimin në Irak si thelbësore për të ruajtur marrëdhënien e tij të ngushtë me Clinton. Në një takim me këshilltarët në nëntor, ai supozohet se tha se dështimi për të ndërhyrë do shkaktonte ‘dëm ekstrem’ në marrëdhëniet SHBA-MB. Po atë ditë, edhe pse ndihmësit e tij pohuan se ndërhyrja ishte e paligjshme, Blair i tha Klintonit se SHBA ‘mund të llogarisë se do e mbështesim’.

Pesë vjet më vonë, Bler do ta gjente veten në të njëjtën situatë, kur ai pretendoi në mënyrë të rreme se Huseini kishte armë të shkatërrimit në masë dhe thirri rezolutat e mëparshme të Këshillit të Sigurimit për të justifikuar pushtimin e Irakut.

Përsëri, Blair u paralajmërua nga prokurori i tij i përgjithshëm se veprimet ushtarake do kundërshtonin ligjin ndërkombëtar dhe përsëri ai vazhdoi pa marrë parasysh.