Vendosni fjalën kyçe....

Disa banorë të Roskovecit e kreu i degës së PD-së kallëzojnë kryebashkiaken Majlinda Bufi: Abuzim  me tre tendera, të merret e pandehur


Një grup banorësh të Roskovecit të shoqëruar nga kreu i PD-së Emels Xhaxhaj, kanë kallëzuar në SPAK kryebashkiaken Majlinda Bufi.

Ata e akzuzojnë Bufin për abuzim me tre tendera.

“E kemi dorëzuar kallëzimin në SPAK. Një tender është diku te 200 milionë lekë të vjetra e një tjetër 24 milionë lekë të vjetra. Janë për rikonstruksion rrugësh, shkollash. Tani e pamë të arsyeshme që të depozitonim kallëzimin në SPAK. Shpresoj që të merret në konsideratë dhe zonja Bufi të merret si e pandehur dhe të japë llogari se si i ka zbatuar kontratat.” – tha Xhaxhaj për mediat pas daljes nga SPAK.