Vendosni fjalën kyçe....

Foto e vrasjes në Shëngjin, autori me skafandër dhe jelek policie e qëllon disa herë biznesmenin


Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e biznesmenit dhe eksponentit politik, Ardian Nikulaj i cili u vra sot me 7 plumba mesditën e kësaj të mërkure në lokalin e tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 në lokalin e tij, ndërsa 50-vjeçari Ardian Nikulaj (Marku) ishte i vetëm në tavolinë kur u qëllua me armë zjarri nga një autor i maskuar me skafandër.

Nga një foto e publikuar në media, autori shihet se është i maskuar me skafandër dhe jelek policie ndërsa qëllon në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas ekzekutimit, autori i maskuar është ndihmuar nga një person i dytë për t’u arratisur nga vendngjarja me një mjet tip ‘Range Rover’ me targa angleze ngjyrë të zezë. Motivet mbeten ende të paqarta.

Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorëve.

Kush është Ardian Nikulaj?

50 vjecari Ardjan Nikulaj, rezulton pronar i disa bizneseve kryesisht në zonën e Shëngjinit dhe në zgjedhjet e 14-majit ishte kandidat per Këshillin Bashkiak si përfaqesues i Partisë Socialdemorate të Tom Doshit.

Në formularin e dekriminalizimit që ka dërguar në KQZ asokohe, Nikulaj ka pohuar se është dënuar me 4 muaj më 24 Nëntor të vitit 2003 ndërsa 3 vite më vonë, më 1 Dhjetor 2006, me gjobë.

Ardian Nikulaj ka qenë në vitin 2003 i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe në 2006 për kontrabandë e falsifikim.