Gjykata Kundër Korrupsonit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Ardjan Capja, Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun, të akuzuar për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në vitin 2012.
Ndërkohë për të penduarin e drejtësisë, Ervis Bardhi, është dhënë dënimi me 15 vite burg.
Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, ndërsa xhaxhai i tij Ardian Çapja ndodhet pas hekurave.
Gentian Beqiri u qëllua për vdekje më 15 gusht 2012 në banesën e tij kur ndodhej në ruajtje nga policia në gjendjen e “arrestit të shtëpisë”. Beqiri ishte dënuar si i implikuar në vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005.
Për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit janë akuzuar edhe Etien Cani i cili u ekstradua nga Italia në Shqipëri po në vitin 2020 si dhe Ervis Bardhi.
Bardhi është ai ka treguar me detaje vrasjen e ndodhur në vitin 2012 në Elbasan, ndaj babë e birë, Nezir dhe Gentian Beqiri.
VENDIMI:
Në bazë të neneve 79/dh, 278/1, 278/2, 278/3, 279, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, si dhe neneve 112, 375, 379, 380, 381, 390 dhe 393 të Kodit të Procedurës Penale, kjo gjykatë, pasi formoi bindjen dhe në mbështetje të provave të shqyrtuara në këtë gjykim:
VENDOS:
• Deklarimin fajtor të pandehurit Ardjan Çopja (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Çopja (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Çopja (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Çopja (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Çopja (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Ardjan Çopja (alias Çapja) dënohet me burgim të përjetshëm.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve“, vuajtja e dënimit për të pandehurin Ardjan Çopja (alias Çapja) do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.
• Deklarimin fajtor të pandehurit Florenc Çapia (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çapia (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çapia (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Florenc Çapia (alias Çapja), dënohet me burgim të përjetshëm.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve“, vuajtja e dënimit për të pandehurin Florenc Çapia (alias Çapja), do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.
• Deklarimin fajtor të pandehurit Jorgo Leku (alias Olsi Leka, alias Giorgo Lekou), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Jorgo Leku (alias Olsi Leka, alias Giorgo Lekou), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Jorgo Leku (alias Olsi Leka, alias Giorgo Lekou), për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhedënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Jorgo Leku (alias Olsi Leka, alias Giorgo Lekou) dënohet me burgim të përjetshëm.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve“, vuajtja e dënimit për të pandehurin Jorgo Leku (alias Olsi Leka, alias Giorgo Lekou) do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.
• Deklarimin fajtor të pandehurit Ervis Bardhi, për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe të nenit 37/a pika 4 të Kodit të Procedurës Penale dhe dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Bardhi, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Bardhi, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhedënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Ervis Bardhi, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve“, vuajtja e dënimit për të pandehurin Ervis Bardhi do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.
• Deklarimin fajtor të pandehurit Klajdi Dokoli, për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Klajdi Dokoli, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Klajdi Dokoli, dënohet me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve“, vuajtja e dënimit për të pandehurin Klajdi Dokoli do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.
• Deklarimin fajtor të pandehurit Etjen Cani (alias Çani), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Etjen Cani (alias Çani), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Etjen Cani (alias Çani), dënohet me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve“, vuajtja e dënimit për të pandehurin Etjen Cani (alias Çani), do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë.
Lidhur me provat materiale, sipas Urdhër (Për bashkimin e provave materiale me fashikullin e gjykimit) të lëshuar në datë 17.06.2021, nga prokurori Behar Dibra, si dhe sipas akteve që ndodhen në fashikullin e gjykimit, në respektim të nenit 36 të Kodit Penal dhe 190 të K.Pr.Penale, disponohet si më poshtë:
Të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit:
– Arma e zjarrit me numër 14224314, armë zjarri kallashnikov i kalibrit 7,62 mm x 39 mm, e fabrikuar dhe e prodhimit standard luftarak; 60 (gjashtëdhjetë) copë fishekë luftarak të fabrikuar, të kalibrit 7,62 mm x 39 mm, si dhe bajoneta;
– Radiot marrëse dhënëse të sekuestruara të
Të mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit CD të përgjimeve telefonike, përgjimeve ambientale, CD me foto dhe CD të akteve të ekspertimit, gjithsej 111 (njëqind e njëmbëdhjetë) copë.
Të asgjesohen/të zhduken:
Automjeti “Mercedes Benz“ Daimler Chrysler E Class, katërfenerësh, i djegur plotësisht dhe me targa me mbishkrimin DA 864 EA (të fundit të vjedhura automjetit të shtetasit Kujtim Ajazi), dy targat DR6212D, dokumentacioni: leje qarkullimi e shtetasit Erjon Meka, për automjetin autoveturë “Mercedes Benz“ E 320 CDI, ngjyrë e zezë, me nr. Shasie +B115828, certifikatë e kontrollit fizik lëshuar në emër të Ervis Stefan Bardhi, për mjetin me targë DR 6212 D, procesverbal i konstatimit të shkeljes nr. 0662640, datë 20.11.2012, Kontratë Shitblerje Pasuri e Paluajtshme
Shpenzimet procedurale të kryera gjatë hetimeve paraprake, si dhe shpenzimet gjyqësore, në vlerën përkatëse, sipas procesverbalit bashkëngjitur këtij vendimi, i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
Kunder këtij vendimi lejohet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
U shpall në Tiranë, sot me datë 19.04.2023