Policia ka arrestuar Ramazan Rrahjan nipin e deputetit të Partisë Socialiste, i shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje mbi arrestimin e Rrajës.
Hoxha raporton se nipi i deputetit Rrahman Rraja u arrestua në një lokal pranë Urës së Gjoles në rrugën nacionale Vorë Fushë Krujë.
“Forcat speciale sapo kanë arrestuar personin e shpallur në kërkim Ramazan Rrahja, rreth orës 19:45 minuta.
Ramazan Rrahja, nipi i deputetit socialist në zonën e Fushe Krujës, Rrahman Rrahja, u ndalua ndërsa ishte duke konsumuar darkën e iftarit me një grup besimtaresh muslimane në një lokal pranë Urës së Gjoles.
Pas një informacioni të marrë në rruge operative, një numer i madh i forcave speciale nga Tirana kanë rrethuar lokalin që ndodhet në krahun e majtë të rrugës nacionale Vore – Fushe Krujë.
Me pas ato kanë ndërhyrë duke arrestuar pa rezistencë shtetasin Ramazan Rrahja”-shkruan Hoxha.