Kanë përfunduar edhe dy sfidat e fundit të fazës së çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Bayern Munich nuk shkoi përtej barazimit me Man.City me një sfidë të vendosur që në Britani.
Sfida e sotme përfundoi në barazim 1-1.
Haaland shënoi golin për “qytetarët” ndërsa Kimmich barazoi për bavarezët.
Sulmuesi i City-it humbi hde një penallti në minutën e 38’. Falë fitores 3-0 në sfidën e parë Man.City kalon më tej në gjysmëfinale ku gjen Real Madridin.
Sfida tjetër me Interit dhe Benficës përfundoi në barazim 3-3.
Zikaltërit kaluan të parët në avantazh me Barellan në minutën e 14’. Baraspeshat u rikthyen në San Siro në minutën e 38’ me Arusnes rezultat që dërgoi edhe skuadrat në pushimin midis dy pjesëve.
Në minutën e 65’ Lautaro Martinez do shënonte golin e avantazhit ndërsa në minutën e 78’ Correa do trefishonte shifrat.
Benfica do ngushtonte rezultatin në minutën e 86’ me Antonio Silvan duke mos u dorëzuar deri në minutën e 95’ ku Musa shënoi golin e barazimit por pa ndryshuar fatet e kualifikimit të cilat ishin vendosur në Portugali ku Interi fitoi me rezultatin 2-0.
Gjysmëfinalja do jetë një derbi italian dhe i Milanos ku do përballen me kuq e zinjtë e Milanit.