Vendosni fjalën kyçe....

Meta ironizon kandidatët e PS-së: Zonjës në Durrës as administrata s’ia di emrin, ‘kukulla’  e ‘Mister Plasteslina’ në Elbasan…


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka ironizuar kandidatët e PS-së për zgjedhjet vendore të 14majit në Tiranë, Durrës e Elbasan.

Për kandidaten e Durrësit Emiriana Sako, Meta tha se asnjë në administratë nuk di emrin ndërsa atë të Elbasanit Gledian Llatja, Meta e quajti ‘kukulla’ e ‘Mr. Plastelina’.

“A mund të dalë ajo zonja në Durrës, që edhe administrata nuk ja di emrin, përballë Igli Carës? A mund të dalë ai tjetri, “kukulla” në Elbasan, “Mr.Plastelina” që i thonë me të drejtë, përballë një personaliteti të një niveli kombëtar siç është Luçiano Boçi? A mund të dalë ai që firmos për inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe që shqetësohet se ku do t’i gjejë paratë Kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës, z.Belind Këlliçi për të garantuar transportin falas për 200 mijë qytetarë, që e kanë nevojë të përditshme dhe jetike këtë shërbim? Sigurisht, që ata nuk dalin dot. Bashkë Fitojmë!” – tha Meta.