Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Pas 14 majit do e shpëtojmë Devollin nga falimentimi


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur ditën e sotme gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Devollit në zgjedhjet e 14 majit.

Meta ka deklaruar nga atje se është “koha për ndëshkimin e merituar” për qeverinë që është kthyer sipas tij në “monizëm që ka sjellë korrupsion, sidomos në pushtetin vendor”.

Unë kam patur fatin të mësoj shumë nga Dritëro Agolli që ngriti punën e devollinjve në piedestalet më të larta. Sot është fatkeqësi e madhe që këto toka të rrinë pa punuar apo se si fermerët presin pemët pasi prodhimet e tyre kanë dështuar dhe nuk kanë mbështetje nga kjo qeveri. Është koha për një ndëshkim të merituar.

Ne e dimë se si i mbështet Maqedonia fermerët. Është koha për t’i dhënë fund shpopullimit dhe për të nderuar njerëzit punëtorë dhe të heqim këtë monizëm absolut që ka sjellë korrupsion absolut. Jo vetëm do e shpëtojmë bashkinë e Devollit nga falimentimi, por përkundrazi do e rimëkëmbë atë dhe me këtë komunitet do i japë Devollit perspektivën e merituar. Paratë që shkojnë për shokët e Ramës në kërkim për inceneratorët do kthehen në transport publik falas për Tiranën. Devollinjtë në Durrës të votojnë për Igli Carën që paratë të mos shkojnë për incneratorët”, tha ai.