Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Shëngjin, ku mësohet se nga ky akt ka mbetur i vrarë biznesmeni i njohur në këtë zonë, Ardian Nikulaj.
Policia ende nuk ka dalë me një njoftim paraprak lidhur me ngjarjen, por ka rrethuar zonën dhe lokalin ku ka ndodhur krimi.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar.
Biznesmeni 51-vjeçar Ardian Nikulaj ishte kandidat për deputet nën siglën e PSD në zgjedhjet e vitit 2021. Edhe në këto zgjedhje që mbahen më 14 maj ishte kandidat për Këshillin Bashkiak.