Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohen se morën peng e dhunuan 47-vjeçarin për borxhin, pranga 35-vjeçarit, në kërkim i vëllai


Një person është arrestuar ndërsa i vëllai është shpallur në kërkim.

Ata akuzohen se kanë marrë peng, dhunuar e kanosur një 47-vjeçar pasi pretendonin se ai u kishte një sasi parash borxh.

Në pranga ka përfunduar 35-vjeçari Alban Bejo, ndërsa në kërkim është shpallur i vëllai, 28-vjeçari Fatmir Bejo.

Ndërsa personi i cili dyshohet se u mor peng e u dhunua është 47-vjeçari Gjergji Fela.

Njoftimi

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas njoftimit se një shtetas ishte marrë me forcë nga 2 shtetas të tjerë, nga vendparkimi i një lokali në Kombinat, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të këtij rasti. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe profesional të shërbimeve të Policisë, u identifikuan 2 autorët e dyshuar, u kap dhe u vu në pranga njëri prej tyre, shtetasi A. B., 35 vjeç, si dhe u shpall në kërkim bashkautori i dyshuar, vëllai i 35-vjeçarit, shtetasi F. B., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e djeshme, kanë marrë me forcë, me automjet, nga vendparkimi i një lokali, shtetasin Gj. F., 47 vjeç, e kanë kanosur dhe e kanë dhunuar atë, me pretendimin se 47-vjeçari u kishte borxh një shumë parash. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. B. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”