Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj takim me strukturat në Kavajë: Shtrirja e dorës nuk ka qenë ndaj Berishës, i jemi drejtuar pjesës tjetër


Kreu i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me strukturat në qytetin e Kavajës.

Në fjalën e tij, Alibeaj shprehu se gjithmonë ka qenë me shtrirje dore ndja demokratëve për të mos e përçarë Partinë Demokratike. Alibeaj shtoi se kjo shtrirje dore nuk ka qënë ndaj Sali Berishës dhe se ofertat janë bërë, vetëm që Berisha mos krijonte struktura paralele të drejtuara prej tij. Alibeaj theksoi se Sali Berisha ka refuzuar çdo lloj bashkëpunimi.

Në vijim Alibeaj, tha se e keqja më e madhe e vendit quhet Edi Rama, i cili ka 60 bashki falë gabimit të PD që nuk u futën në zgjedhjet e 2019.

“Në momentin kur kërkuam që në zgjedhjet lokale këto që po vijnë tashmë, të mund ta ruanim të papërçarë Partinë Demokratike. Gjithmonë kemi qenë me ofertë, me shtrirje dore, jo ndaj Sali Berishës, që të jemi të qartë. Të gjitha ofertat që kemi bërë ne që në prill nëse e mbani mend, ka qenë që të mos krijoheshin struktura paralele të drejtuara prej tij. Ndaj gjithë pjesës tjetër, demokratëtve që dy vite më parë kemi qenë bashkë. Që në zgjedhjet e 2021 apo më parë. Edhe kërkesa për të dalë me një kandidat, nën logon e Partisë Demokratike nuk I drejtohej atij, I drejtohej pjesës tjetër, vëllezërve dhe motrave tanë, këtu në Kavajë. Sepse e keqja më e madhe që është në këtë vend ka një emër, quhet Edi Rama. Edi Rama dhe Edi Ramat e vegjël nëpër bashki, që fatkeqësisht sot janë në 60 bashki fal gabimit tonë fatal në zgjedhjet e 2019-ës që nuk u futëm në zgjedhje. E pra, këto kanë qenë sjellje, qëndrime, pozicione tonat për të mirën jo vetëm të demokratëve, por të të gjithë shqiptarëve. Se përballë një të keqe kaq të madhe që përfaqëson regjimi, jo pushteti, regjimi I Edi Ramës me shpopullim të vendit, me gjendjen ekonomike katastrofale, me krimin që mbizotëron. 3 orë më parë ndodhi krimi në Lezhë, e ca ditë më parë përsëri. Me mungesën totale të ligjit, me mungesën totale të shtetit, me humbjen e shpresës. Është kaq e madhe kjo e keqe, sa për këdo njeri do të ishte njerëzore që çfarëdolloj qejfmbetje keqkuptimi që mund të kasha me vllain tim, Gencin, ta linim mënjanë. E t’I shërbenim njerëzve, e të bëheshim bashkë. Mbase nuk bëheshim bashkë, do bashkonim forcat, do dilnim me një kandidat. Me një kandidat të vetëm, kandidat i demokratëve, i qytetarëve, nën siglën e Partisë Demokratike. I patë të gjitha e refuzuan.”

Alibeaj u ndal edhe tek koalicioni me Ilir Metën, për të cilin thotë se Berisha e kishte më të lehtë të bënte një martesë me Ilir Metën dhe t’i shërbente të majtës, se sa të bashkëpunonte për demokratët. Alibeaj tha se Ilir Meta është ai që ka lënë në baltë demokratët dhe bëri koalicion me Edi Ramën.

“Dhe u refuzuam në mënyrë neveritëse. Dhe më e rëndë akoma, ajo që në aspektin politik është e papranueshme, është fakti që ajo se çfarë ndodhi pas 3 marsit. E pati më të lehtë që të shkojë e të bëjë një martesë me Ilier Metën, e t’I shërbejë një të majte, e t’i shërbejë  një socialisti si Ilir Meta dhe të kundërvihet ndaj të gjithë demokratëve. Ata të cilët e kanë dashur, adhuruar, kontribuar, e kanë dashur, ka përfituar maksimalisht. Kjo është një ndarje dhe një vijë e kuqe finale me të. Me të dhe me mënyrën se si  ka konsideruar Partinë Demokratike, pronë private, promë e tijë. Një parti e cila pretendohet që të lindi me të dhe do të duhet të shkojë në varrë bashkë me të, është e papranueshme. Partinë Demokratike nuk ështe e një njeriu, nuk ka lindur për shkak të një njeriu. Ka lindur këtu, këtu në Kavajë ka lindur, kohë më parë se Sali Berisha të merte flamurin e Partinë Demokratike. Epo historia nuk duhet të gënjejë, se ka qenë lëngata, zemërimi, sakrifica e kavajasve fillimisht, por edhe të shkodranëve ata të cilët i dhanë zjarr një dëshire, një nevoje të madhe të popullit më të shtypur në 50 vite komunizëm, për të krijuar Partinë Demokratike. E përsa kohë ka lindur e të gjithëve, e të gjithëve është. Dhe është e papranueshme për Partinë Demokratike që të arrijë sot nga një pjesë që të merret për hallet personale, e të meret të shkojë tek një parti e majtë. Ku tek Ilir Meta! Ilir Meta nuk ishte ky që në 2013-ën qeveriste me Partinë Demokratike. Ishte ai I cili I la demokratët në baltë dhe shkoi bëri martesën e radhës me Edi Ramën. Ajo që vuajm ne sot, prej 10 vitesh pothuajse, nuk është gjë tjetër veçse është një regjim I cili vjen sipas edukatës politike të ish-bllokut”, tha Alibeaj.