Vendosni fjalën kyçe....

Hetimet për vrasjen e biznesmenit në Shëngjin, Rrumbullaku mbledh ekspertët e krimit dhe të Policisë shkencore


Menjëherë pas ngjarjes së djeshme kriminale në Shëngjin, ku mbeti i vrarë biznesmeni 50 vjeçar Ardian Nikulaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe ekspertët më të mirë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Institutit të Policisë Shkencore kanë mbërritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

Në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Prokurorinë e Lezhës vijojnë veprimet intensive e të thelluara hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes së vrasjes me armë zjarri të shtetasit Ardian Nikulaj.