Juventusi ka fituar gjyqin në Këshillin e Garancisë në Komiteini Olimpik Italian.
“Zonja e Vjetër” ka marrë 15 pikët që i kishte hequr Federata Italiane nga renditja e këtij sezoni në Serinë A por ka rikthyer sërish çështjen për rigjykim në Komisionin e Apelit të Federatës Italiane.
Bardhezinjtë kishin kundërshtuar vendimin e Federatës mbi çështjen e plusvalencave duke e cilësuar heqjen e pikëve si të parregullt dhe të pabazuar në rregullore. Deklarata e prokurorit të Federatës Italiane i cili i pranoi pasaktësitë në vendimin e mëparshëm, u dha atyre një ndihmë.
Këshilli i Garancisë i mbledhur sot, i dha të drejtë Juventusit duke anuluar vendimin e mëparshëm. Kështu, bardhezinjtë do të kenë përsëri 15 pikët që i ishin hequr
Me këtë vendim Juventusi ngjitet në vendin e tretë me 59 pikë.