Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Berati numri 1 i trashëgimisë kulturore, do votojë numrin 1 për kryetar bashkie


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur nga Berati se, qyteti numër 1 i kukturës dhe trashëgimisë do votojë në 14 maj kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Zija Ismailin.

Meta në statusin e tij në Facebook, shkruan se ekipi i përzgjedhur për kandidaturën e këshillit bashkiak, e do qytetin e Beratit dhe do punojë me dashuri dhe përkushtim për të.

  

Postimi:

Berati në 14 Maj do të votojë numrin 1 për Kryetar Bashkie, doktor Zija Ismailin.

Sepse Berati e meriton të jetë qyteti numër 1 i kulturës , i trashëgimisë dhe i zhvillimit.

Berati do të votojë gjithashtu numrin 1 tek fleta e votimit për Këshillin Bashkiak, për këtë ekip të mrekullueshëm këshilltarësh që vijnë nga eksperienca dhe profesione të ndryshme.

E duan Beratin dhe do punojnë me dashuri, përkushtim dhe përgjegjshmëri njerëzore dhe ligjore për popullin e mrekullueshëm të Beratit.

Berati do të jetë i UNESCO-s dhe jo i betonit të Rilindjes, që ka shëmtuar qendrën e këtij qyteti të mrekullueshëm.

Berati është i njerëzve punëtorë e mikpritës dhe jo i arrogancës së Rilindjes.

Berati do të votojë Ndryshimin.

Nr.1 për Zija Ismailin.

Nr.1 për koalicionin: ”Bashkë Fitojmë”

BashkëFitojmë!