Vendosni fjalën kyçe....

Meta takim me të rinj të njësisë 8: Programi i Këlliçit do sjellë ndryshime dhe mundësi të prekshme në Tiranë


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me të rinj të njësisë nr.8 në kryeqytet.

Meta ndau me rinjtë ndryshimet e prekshme që do ndodhin falë programit të Këlliçit në Bashkinë e Tiranës.

Nga transporti publik falas te taksat e ulëta dhe çlirimi i trafikut e hapësirat e gjelbërta, sportive dhe argëtuese do jenë rezultatet e ndryshimit të shumëpritur.

Nga Devolli në Tiranë, nga Tropoja në Konispol, do të jemi kudo, për të takuar dhe mbështetur të rinjtë tanë, që me padurim presin të rindizet drita e shpresës dhe e Ndryshimit në Shqipëri.

Sot pata kënaqësinë të kisha një takim miqësor me të rinjtë e njësisë nr.8 në Tiranë, me të cilët ndava ndryshimet e prekshme nga të gjithë që do të ndodhin në Tiranë pas 14 Majit, falë programit të kandidatit Belind Këlliçi dhe përkushtimit të këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Tiranës të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Transport publik falas, taksa të ulura, çlirim të trafikut, më shumë shërbime në arsim e shëndetësi, më shumë hapësira të gjelbërta, sportive e argëtuese dhe më shumë mundësi punësimi e zhvillimi për të rinjtë tanë do të jenë rezultatet e Ndryshimit të shumëpritur.

Ora po afron. Më pak se 4 javë na ndajnë nga 14 Maji, dita kur Tirana dhe Shqipëria do t’u rikthehet të rinjve”-shkruan Meta.