Një episod i pazakontë ka ndodhur në derbin e basketbollit për femra mes Partizanit e Tiranës, ku sportistet e stafet përkatëse janë përfshirë në sherr të madh ku pa pasur edhe grushte.
Ndeshja gjysmëfinale e luajtur në pallatin e sportit ‘Asllan Rusi’ përfundoi me fitoren e ngushtë të Partizanit 96-83 por fundi i ndeshjes çoi në sherrin masiv.
Dishnica e Tiranës e Bannister e Partizanit janë përplasur ashpër me njëra-tjerrën me këtë të fundit që goditi basketbollisten e Tiranës, e cila ia ktheu në të njëjtën mënyrë.
Më pas në sherr janë përfshirë edhe sportistet e tjerë e stafet respektive.
*Video e fotot marrë nga Panorama